75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 01 Prill 2025 / Z S

Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një çiklist

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi.

Në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”./Indeksonline/