75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 01 Prill 2025 / L K

Mercedesi humb kontrollin në Suharekë, futet në oborrin e një shtëpie

Mbrëmë rreth orës 23 të mbrëmjes ka ndodhur një aksident në rrethrrotullimin e autostradës në Suharekë.

Shoferi me një veturë të tipit Mercedes ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Për pasojë është përplasur me një mur, duke rrezikuar jetën e banorëve që ndodheshin në shtëpi./Indeksonline/