75 Mall Live Search
10:08 / E Martë, 01 Prill 2025 / H F

Përparim Rama planifikon ndërtimin e rrethojave të reja në Prishtinë (Dokument)

Komuna e Prishtinës ditë më parë ka hapur tenderin e radhës përmes E-prokurimit.

Komuna e cila udhëhiqet nga Përparim Rama, po planifikon ndërtimin e rrethojave për siguri në komunikacion.

Ndërtimi i këtyre rrethojave është paraparë të bëhet në gjithë territorin e kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

Për këtë tender janë paraparë të ndahen 750 mijë euro.

Ndërtimi i këtyre rrethojave është paraparë të bëhet në kohëzgjatje për 36 muaj.

Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 25 prilli i këtij viti. /IndeksOnline/