75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 01 Prill 2025 / L A

Ndeshja gjysmëfinale në Kupën e Mbretit/ Reali do të tentojë ta arrijë finalen

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madridi do të presë në “Santiago Bernabeu”, skuadrën e Real Sociedadit, e cila premton të jetë një ndeshje interesante.

Reali, ka avantazhin e ndeshjes së parë të cilët e fituan me rezultat minimal 0-1 në “Reale Arena” dhe synojnë të arrijnë finalen pas dy vjetësh.

Ndeshja midis Real Madridit dhe Real Sociedadit do të zhvillohet sonte në orën 21:30, ndërsa nesër zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale midis Barcelonës dhe Atletico Madridit./IndeksOnline/