Haradinaj bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Lubeniq të Pejës

Sot bëhen 26 vjet nga Masakra në Lubeniq të Pejës.
Më 1 prill, në fshatin Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë alpeve shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc.
Për nder të 26 vjetorit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në vazrrezat e fshatit Lubeniq të Pejës.
Aty mbetën të vrarë e të masakrusr shumë persona. E sot pas 26 vjetëve dhimbja e familjarëve për më të dashurit e tyre vazhdon ende.

