75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 01 Prill 2025 / S Z

Haradinaj dënon sulmin në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dënuar sulmin në Zveçan, ku janë shpërthyer dy granata dore në zyrën postare të Postës së Kosovës. 

Haradinaj ka thënë se sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës, dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë. Ndërsa ka thënë se sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi.

“Policia dhe institucionet e sigurisë po dëshmojnë qartë aftësinë dhe gatishmërinë për t’i sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në Kosovë. Përkrahja për këto institucione duhet të jetë e pa rezervë nga Qeveria e Kosovës. Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s në krye me SHBA”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/.

.