75 Mall Live Search
13:49 / E Martë, 01 Prill 2025 / H F

Dalin pamjet: Pas gati 200 vjetësh, kastori euroaziatik është rikthyer në natyrën e Kosovës

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se pas pothuajse 200 vjetësh, kastori euroaziatik është rikthyer në natyrën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se ky rikthim është një shenjë e mirë, pasi tregon se numri i tyre mund të rimëkëmbet.

“Organizata jonë ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së kastorit në listën e kafshëve strikt të mbrojtura dhe të ndërmarrë masa për mbrojtjen e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, kërkojmë që të shqyrtohet mundësia e marrjes së një vendimi zyrtar për mbrojtjen e kastorit, në mënyrë që të mos vritet nga gjuetarët apo njerëzit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu, thuhet se kastorët janë një specie kyç për ekosistemin dhe ndikimi i tyre pozitiv në natyrë është i jashtëzakonshëm: