Arrestohet sigurimi i kryeministrit Mickoski, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar

Sigurimi personal i kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, Angel Saramakov, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizare dhe kundër tij policia do të bëjë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, konfirmojnë për Alsat-in nga burgu.
Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec.
Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin shtetëror për parandalimin e diskriminimit.
Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore.