75 Mall Live Search
19:41 / E Martë, 01 Prill 2025 / k.v

Kurti u takua me Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Së bashku diskutuan mbi situatën aktuale, zhvillimet në rajon, zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare dhe rëndësinë e vlerave dhe historisë në politikë si dhe perspektivat për të ardhmen.

Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim me qëllim gjithëpërfshirjen dhe një shoqëri të drejtë, progresiste e demokratike.

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Biserko për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit.