75 Mall Live Search
00:23 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / MSH

Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik

IndeksOnline raportoi sonte se një person u plagos rëndë, në Kaçanik.

Zyrtari policor, M.Lika, mori plagë të rënda nga arma e zjarrit, të cilave fatkeqësisht nuk iu mbijetoi.

Rasti për IndeksOnline e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”.

Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia, për IndeksOnline.

Nga ky institucion pohojnë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK-ja.

“Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje. Për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, njofton policia./IndeksOnline/