Vdes aktori i njohur, që luajti Batman-in

Aktori hollivudian, Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në disa nga filmat më të mëdhenj të viteve 1980 dhe 90, përfshirë “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.
Ai luajti gjithashtu në “The Doors”, në rolin e frontmenit të grupit, Jim Morrison, si edhe dramën “Western Tombstone” dhe “Heat”, shkruan BBC.
Kilmer vdiq nga pneumonia të martën në Los Angeles.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar vajza e tij, Mercedes. Ajo tha se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer në fyt më 2014, por më vonë u shërua.
Kirurgjia e trakeotomisë ndikoi në zërin e tij dhe kufizoi karrierën e tij të aktrimit, por ai u kthye në ekran për të riprodhuar rolin e tij si pilot luftarak si “Iceman”, së bashku me Tom Cruise-in në “Top Gun: Maverick”.