75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / MSH

Aktorja e njohur bën tifo për Arsenalin

Arsenali shënoi mbrëmë fitore, në ndeshjen ndaj Fulhamit.

“Topçinjtë” e Londrës fituan në shtëpi me rezultat 2:1, teksa vëmendjen e mori rikthimi i Bukayo Saka-s, shkruan IndeksOnline.

Pas 101 ditësh larg fushës së blertë, Saka u rikthye për të shënuar një gol të bukur, që edhe vulosi fitoren e “Gooners”.

Këtij rikthimi iu gëzua aktorja e njohur e Hollivudit, Anne Hathaway.

“Mirë se erdhe, 7”, shkroi ajo, duke iu referuar Saka-s.

Këtij postimi i replikoi Arsenali, duke e falënderuar për mbështetjen.

Anne njihet si tifoze e zjarrtë e Arsenalit, gjë që e ka shprehur edhe në disa intervista.

Madje një herë, teksa ishte duke dhënë intervistë për një film të saj, ajo e ndërpreu për disa sekonda bashkëbisedimin me intervistuesin për t’iu gëzuar një goli të Arsenalit, që po luante në ato momente.