75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / G T

E ka vlerën sa të një skuadre kosovare, Arminia eliminoi katër klube të Bundesligas dhe shkoi në finale

Skuadra e Arminia Bielefeld është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë, pasi eliminoi Bayer Leverkusenin duke mposhtur me shifrat 2:1.

Kjo skuadër tashmë ka siguruar finalen e madhe dhe pret duelin e sotshëm mes Stuttgartit dhe Leipzigut për të mësuar kundërshtarin e finales, shkruan Indeksonline

Arminia luan në Ligën e Tretë të futbollit gjerman, kurse vlera e tyre është vetëm tetë milionë euro, pothuajse sa të një klubi nga Superliga e Kosovës.

Gjatë kësaj rruge, kjo skuadër eliminoi katër klube që luajnë në Bundesligë: Leverkusenin, Werderin Bremenin, Freiburgun dhe Union Berlinin.

Futbollisti i Arminia-s me vlerën më të madhe në sajtin “Transfermarkt” është Marius Worl, 800 mijë euro./Indeksonline/