75 Mall Live Search
09:39 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / mp

Policia arreston aktivistët që bllokuan dyert e zyrave të ZRRE-së

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët që bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit Energjetik.

Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” po kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës prej 15% që ka paralajmëruar ZRRE-ja.

Ata bllokuan dyert e ZRRE-së që nga mëngjesi dhe thanë se s’do të largohen nga aty.

Në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Kosova Press shihet arrestimi i tyre nga policia.