75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / MSH

Osmani falënderon Lammyn për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar po i jep Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës priti sot në një takim sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.

Gjatë takimit, dyshja bisedoi rreth çështjeve relevante në sektorin e sigurisë, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Lammy dolën në një konferencë për media, ku presidentja shfrytëzoi rastin të falënderonte sekretarin britanik për mbështetjen dhe ndihmën e pashoq të Mbretërisë së Bashkuar, karshi Kosovës.

Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, Policisë së Ksoovës dhe Ministrisë se Mbrojtjes.

“Kam kënaqësinë të përmend se kam propozuar për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ne veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe fushën e ekonomisë. Pra, sot kemi diskutuar gjerë e gjatë për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në këto fusha, që më pas do të vazhdojë në diskutime ndërmjet dy ekipeve tona dhe vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur këtë propozim”, u shpreh Osmani.

Tutje, presidentja njoftoi se bashkë me Lammyn kanë folur rreth të ardhmes së Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, si dhe dialogun me Serbinë.

“Natyrisht, diskutuam edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, një aspiratë të cilën Mbretëria e Bahskuar e ka mbështetur që nga fillimet we raporteve tona, siç ka qenë edhe mbështetja e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Diskutuam edhe për dialogun me Serbinë. Kam përësritur edhe një herë faktin s eKosova mbetet një palë konstruktive, e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, pavarësisht se vazhdimisht përballemi me obstruksione dhe provokime nga ana e Serbisë, përfshirë edhe sulemt e njëpasnjëshme, që kanë filluar vite më herët dhe po vazhdojnë edhe tani.

Për këtë gjë dua të përmend sërish se është e domosdoshme të ketë llogaridhënie dhe vënie të autorëve para përgjegjësisë, nga ana e Serbisë. Por, fatkeqësisht po e shohim se nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim, as sa i përket aktit të agresionit të shtatorit 2023, as sa i përket sulmit ndaj 93 ushtarëve të NATO-s, por as veprimeve të fundit terroriste, që kanë ndodhur në veri të vendit”, shtoi presidentja.