75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / AR

Lidhjet e VIP-ave shqiptarë në 2025 – Kush i tha “Po” dashurisë këtë vit?

Ky vit ka sjellë shumë surpriza në jetën sentimentale të personazheve të njohur shqiptarë.

Disa kanë konfirmuar lidhjet e tyre për herë të parë, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të mbajnë privatësinë, por nuk i kanë shpëtuar syrit të publikut, shkruan Indeksonline.

Ja disa nga çiftet më të përfolura të 2025-ës:

Krisa Çaushi & Tiri Gjoci – Këngëtari i njohur Tiri Gjoci dhe bukuroshja Krisa Çaushi kanë bërë publike lidhjen e tyre këtë vit. Çifti duket më i lumtur se kurrë, dhe romanca e tyre ende komentohet edhe pas daljes së tyre nga “BBVA”.

That presenter and that singer, Krisa Çaushi and Tiri Gjoci ...

Blero dhe e dashura e re e tij Agneta Emsha janë dyshja tjetër që po marrin vëmendje me postimet e tyre. Ata kanë kohë që shijojnë lidhjen. Urojmë t’iu zgjasë.

Edhe këngëtari Butrint Imeri kësaj radhe vendosi që ta bëj publike lidhjen e dashurisë. Ai po shijon romancën me të dashurën turke, Sezen Sificioglu.

Ky vit po rezulton shumë romantik për VIP-at shqiptarë, dhe me siguri do të kemi ende shumë surpriza deri në fund të 2025-ës./Indeksonline/