Nico Williams drejt Arsenalit, agjenti i lojtarit takohet me drejtorin e ”Topçinjëve”

Nico Williams ishte një nga emrat më të përfolur në verën e kaluar.
22-vjeçari i cili shkëlqeu me Spanjën në Kampionatin Evropian ku u shpall edhe kampion, ishte shumë afër transferimit te Barcelona, shkruan IndeksOnline.
Por kushtet ekonomike-financiare të ”blaugranëve”’, bën që ky transferim të dështoj.
22-vjeçari mbeti te Atletiko Bilbao, derisa ai sezonin e ardhshëm mund të luaj në Premierligën angleze.
Sipas asaj që raporton ”footmercato”, agjenti i Nico Williams, ditët e fundit ka pasur një takim me Drejtorin Sportiv të Arsenilit, Andrea Berta.
Ata diskutuan për të ardhmen e Nico derisa pritet të ketë edhe takime tjera në vazhdim.
Williams ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 7 asistime këtë sezon me Bilbaon./IndeksOnline/