75 Mall Live Search
20:37 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / AR

E tmerrshme, aktori i njohur akuzohet për trafikim me qenie njerëzore

Një nga të fortët e Hollivudit, aktori Jean-Claude Van Damme, është akuzuar për krime seksuale, raporton Antena 3.

Aktori dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me pesë gra nga Rumania dhe pretendohet se ato i janë “dhuruar” nga një organizatë kriminale vendase që trafikon qenie njerëzore, transmeton Indeksonline.

Kallëzime penale kundër Van Damme janë ngritur në Drejtorinë Kombëtare Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT).

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në Kanë dhe në padi thuhet se aktori ka ditur për “origjinën” e femrave në fjalë. Incidenti thuhet se është pjesë e një hetimi më të madh për trafikimin e qenieve njerëzore që filloi në 2020 në Rumani./Indeksonline/