75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Gj. Sh

Fiton Manchester City, e mposht Leicesterin

Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premierligë.

Cityzen sonte shënoi fitore në ”Ettihad Stadium” ndaj Leicester Cityt, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Jack Grealish shënoi golin e epërsis qysh në minutën e dytë.

Fitoren e vulosi Omar Marmoush, me golin e shënuar në minutën e 29-të.

Manchester City me këtë fitore ngritet në vendin e katërt në tabelë, me 51 pikë, ndërsa Leicester City renditet në pozitën e 19-të, me 17 pikë./IndeksOnline/