Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e ditës, 03 prill 2025:
09:00- Mbahet konferenca rajonale “Fuqizimi i partneriteteve ndërmjet institucioneve të Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut”. (Swiss Diamond, Prishtinë)
09:00- Zyra tregtare raporton mbi DigiDay Prishtina 2025, kushtuar inovacionit digjital në administratën publike dhe industri, (Hotel Emerald)
10:00- Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane për Fibrozë Cistike dhe shoqata “Grupi mbështetës për fibrozë cistike në Kosovë”, organizon konferencën për media, (Hotel Emerald)
10:00- Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Historisë-IAP, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës-Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, organizojnë tryezën shkencore me temën “Masakrat ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi 1944-1945” (Me rastin e 80-vjetorit të Masakrës së Tivarit në vitin 1945”). (Institutit Albanologjik)
11:00- Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, organizjn ceremoninë zyrtare të hapjes së ligave universitare në disiplinat: Futsall, Pingpong, Basketboll 3×3, Beach volley dhe Shah. (Fusha sportive e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit)
17:00- EcoZ, në partneritet me Riverwatch, në kuadër të kampanjës “Save the Blue Heart of Europe”, organizon Samitin e dytë të lumenjve të Kosovës “Duke rrjedhur apo duke u shuar? Fati i lumenjve të Kosovës”. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)