“Turp i madh”/ Rama u përgjigjet komentuesve, që thonë se Tik-Tok-un po e përdorin me VPN

Duke folur në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama iu përgjigj komentuesve që i thonin se Tik-Tok-u vazhdon të përdoret, pasi përdorimi i VPN-së mund të zhbllokojë aplikacionin.
Një komentues tha: “Po e përdorim VPN-në për Tik-Tok-un.” Ndërsa Rama u shpreh se përdorimi i Tik-Tok-ut me VPN-në është një “turp i madh”.
Ai theksoi se përdorimi i këtij aplikacioni është shumë i rrezikshëm, pasi mund të mundësojë marrjen e të dhënave personale në kohë reale.
Sipas tij, kjo është njësoj si të ndash me të tjerët fjalëkalimet dhe informacionin personal.
“Përdorimi i Tik-Tok-ut me VPN-në është një turp i madh. Duhet shumë kujdes, pasi është i hapur për marrjen e të dhënave në kohë reale. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët fjalëkalimin apo të dhënat tua. Por, çështja këtu nuk është çështja e Hitlerit, por është çështja e Tik-Tok-ut dhe mënyra si shërbehet në Shqipëri, që është shumë i rrezikshëm”, tha Rama./euronews/