Qeveria merr dy vendime, mbështet “Pall Mallin” dhe ndan 75 mijë euro për lobim në Amerikë

Qeveria e Republikës së Kosovës në detyrë, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike në të cilën ka i ka ndarë 75 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit.
Po ashtu në këtë mbledhje ka njoftuar se e mbështet procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – “Procesi Pall Mall”.