75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 03 Prill 2025 / MSH

Një shteti më shumë, një shteti më pak: Kaq për qind janë tarifat që ka vendosur Trumpi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar një listë me tarifa të importit, që ua ka vendosur dhjetëra shteteve në botë, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Pasditen e djeshme, Trumpi njoftoi tarifat e reja gjithëpërfshirëse, të cilat i quajti “veprime reciproke”, për të ndihmuar në korrigjimin e marrëdhënieve dhe “ndalimin e shkatërrimit” të SHBA-së prej shteteve të tjera.

“Nëse dëshironi që tarifa juaj të jetë zero, atëherë ndërtoni produktin tuaj pikërisht këtu në Amerikë”, u shpreh presidenti amerikan.

Por, cila është përqindja e secilit vend?

Trumpi ka vendosur përqindje të ndryshme për shtete të ndryshme. Për shembull, ndaj vendeve të BE-së, përqindja e tarifës është 20, ndërkaq ndaj Kinës është 34. Ndaj Japonisë ka vendosur tarifë 24%, ndaj Vietnamit 46%, ndaj Koresë së Jugut 26%, ndaj Tajvanit 32%, e kështu me radhë.

Kjo është renditja e shteteve të tjera:

India 27%, Zvicra 32%, Tajlanda 37%, Malajzia 24%, Indonezia 32%, Izraeli 17%, Afrika e Jugut 31%, Filipinet 18%, Kamboxhia 49%, Bangladeshi 37%, Iraku 39%, Norvegjia 16%, Venezuela 15%, Nigeria 14%, Guajana 38%, Pakistani 30%, Nikaragua 19%, Jordania 20%, Sri Lanka 44%, Algjeria 30%, Kazakistani 27%, Angola 32%, Libia 31%, Tunizia 28%, Bregu i Fildishtë 21%, Serbia 38%, Laosi 48%, Madagaskari 47%, Mianmari 45%, Botsvana 38%, Republika Demokratike e Kongos 11%, Namibia 21%, Fixhi 32%, Kameruni 12%, Lihtenshtajni 37%, Brunei 24%, Lesoto 50%, Mauritiusi 40%, Mozambiku 16%, Bosnjë e Hercegovina 36%, Maqedonia e Veriut 33%, Zambia 17%, Moldavia 31%, Guinea Ekuatoriale 13%, Çadi 13%, Zimbabve 18%, Malavi 18%, Vanuatu 23%, Siria 41%, Saint Pierre dhe Miquelon 50%, Nauru 30%, Ishulli Norfolk 29%, Ishujt Falkland 42%, Reunion 37%.