75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 03 Prill 2025 / FR

Fajon: Do të paralajmëroj aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, tha sot në Bruksel se do t’i paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s,

Ajo deklaroi se po ndjek me vëmendje ngjarjet në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Me të arritur në takimin ministror dyditor në selinë e NATO-s, Fajon u tha gazetarëve se aleanca nuk duhet të neglizhojë Ballkanin Perëndimor, por duhet të vazhdojë të angazhohet në atë rajon politikisht të paqëndrueshëm.

“Do të fokusohem edhe në Ballkanin Perëndimor, i cili është fqinji i menjëhershëm i Sllovenisë. Po ndjekim zhvillimet në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, si edhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, tha Fajon.

Ajo deklaroi se Sllovenia po e ndjek situatën në Bosnjë me shumë kujdes dhe shtoi se dëshiron që ky vend të mbetet në rrugën evropiane dhe të jetë një vend pa tensione.