Intervistohet shoferi, vetura e të cilit ra në lumin Nerodime

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, ku një veturë Golf 4 kishte dalë tërësisht nga rruga, duke rënë kështu në lumin Nerodime.
Vetura është fundosur tërësisht në lumë. Ndërkaq shofevri i veturës ka arritur të shpëtonte, pasi që kishte dalë nga vetura, e cila pas pak çastesh ishte fundosur.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet vetura e cila pas rënies në lumë është fundosur tërësisht, duke e marrë kështu rrjedha e ujit.
E policia sot është duke e intervistuar shoferin e veturës. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë në Ferizaj Kanun Veseli,.
Veseli ka thënë se shoferi i veturës, e cila përfundoi në lumin Nerodime, është identifikuar dhe se ai është duke u intervistuar.
“Në lidhje me aksidentin është identifikuar sot shoferi, është duke u intervistuar në stacionin e policisë”, ka thënë Veseli.