75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 03 Prill 2025 / Z S

Kurti pret në një takim ambasadorin suedez, flasin për aktualitetin politik në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në takim u diskutan për mënyrat e thellimit dhe fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit.

”Mbi këtë të fundit në fokus të diskutimit ishte ai me Odën Ekonomike Nordike dhe tërheqjen e investimeve suedeze në Kosovë. Kryeministri Kurti theksoi mundësitë, ofertën dhe potencialin që ofron vendi ynë për investitorë të huaj. Gjithashtu diskutuan mbi aktualitetin politik në vend, gjersa Kurti ka filluar konsultimet politike me partitë e komuniteteve jo shumicë për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit”, thuhet në njoftim.

Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona./Indeksonline/