Dani Olmo dhe Pau Victor do të jenë të regjistruar deri në fund të sezonit

Dani Olmo dhe Pau Victor kanë fituar lincencën për të luajtur me Barcelonën deri në fund të sezonit.
Sipas njoftimit nga klubi katalanas, Këshilli Superior i Sporteve (CSD) ka lënë në fuqi ankesën e dorëzuar më 7 janar nga futbollistët Dani Olmo dhe Pau Víctor, si dhe FC Barcelona, duke anuluar marrëveshjen e bërë nga Komisioni Monitorues i Marrëveshjes Koordinuese RFEF-LaLiga, shkruan IndeksOnline.
”Sipas vendimit të CSD-së, “është vërtetuar qartë dhe në mënyrë të padiskutueshme gjatë gjithë këtij procesi, pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, se Komisioni i Monitorimit nuk ishte kompetent për të vendosur për vizën paraprake, si dhe licencën e kërkuar nga FC Barcelona”.
CSD shpjegon në deklaratën e saj se Komisionit të Monitorimit i mungonte autoriteti për të mohuar vizën e mëparshme dhe licencën e federatës, duke e shpallur të pavlefshëm vendimin e tij fillestar.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/