U rrahen mes vete, arrestohen një burrë dhe një grua në Fushë-Kosovë

Një burrë dhe një grua nga Fushë-Kosova janë arrestuar pasi që janë përleshur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Njëri prej tyre fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor dhe pasi janë intervistuar, të dy janë dërguar në mbajtje.
“Fushë-Kosovë 03.04.2025, 06:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se janë përleshur mes vete. I dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/