Bufi befason, zbulon se për çfarë po e përdor inteligjencën artificiale (Foto)

Aktori i humorit, Fatmir Spahiu, me anë të një paraqitjeje në rrjetet sociale ka bërë me dije se për çfarë po e “përdor” inteligjencën artificiale.
“Bota po e shfrytëzon inteligjencën artificiale ndër të tjera për të gjetur formulën e nevojshme për vaksinën kundër kancerit, jetën në mars, etj. Në ndërkohë këndej pari; unë si skulpturë romake. Vazhdojmë me suksese të tjera të radhës”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie, transmeton IndeksOnline.

Vlen të kujtojmë se Bufi, jo rrallë herë na bënë të qeshim pafund me batutat e tij. /IndeksOnline/