75 Mall Live Search
09:29 / E Premte, 04 Prill 2025 / S Z

KASTRATI shpërblen klientët e tij në Pejë – Loja vazhdon me plot shpërblime!

Në një atmosferë plot energji dhe emocion, KASTRATI zhvilloi një tjetër edicion të Lojës Shpërblyese “Mbushe 15€ dhe Fito 15€ tjera Derivate” në Pejë, në pikën pranë KASTRATI Bowling.

Klientët që mbushën makinën me 15€, përveç që përfituan 15€ të tjera në derivate menjëherë, siguruan edhe vlerën 30€ të kuponit fiskal, duke u kualifikuar për shortin e shpërblimeve mujore dhe mundësinë për të fituar premien e madhe – GOLF 8!


Ngjarja u transmetua LIVE në emisionin Reload – RTV Dukagjini, duke sjellë momente të paharrueshme dhe shumë fitues të lumtur. Përveç derivateve, klientët e pranishëm patën mundësinë të fitojnë edhe pica të shijshme dhe lojë bowling për çifte, duke e bërë eksperiencën
edhe më argëtuese.


Loja shpërblyese në KASTRATI vazhdon!

Të gjithë klientët që furnizojnë automjetin në vlerë 30€ në pikat KASTRATI kanë mundësinë të fitojnë shpërblime të shumta çdo muaj, ndërsa shorti final do të kurorëzohet me dhurimin e GOLF 8 për një nga klientët me fat!


Furnizohuni në KASTRATI, plotësoni kuponin dhe bëhuni pjesë e lojës!
KASTRATI – Lider në cilësi!