75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 04 Prill 2025 / Z S

I kërkuar nga SPAK-u, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s, është arrestuar për herë të dytë gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Sipas burimeve nga SPAK-u, dyshohet se Morina mbante me vete një armë zjarri të llojit pistoletë, raporton Euronewsalbania.

Morina ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji i vitit 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020./Indeksonline/