75 Mall Live Search
13:09 / E Premte, 04 Prill 2025 / Z S

PD-ja denoncon në KQZ: Partia e Bashës po na i përdor simbolet tona

Partia Demokratike vijon të denoncojë në KQZ dhe autoritetet e tjera përkatëse atë që e quajnë keqpërdorimin e logove dhe simboleve të tyre.

Pas denoncimit të demokratëve për keqpërdorimin e logos në zyrat ku zhvillon aktivitetin politik Lulzim Basha, tashmë kërkojnë dhe online mos të përdorë më simbolet dhe logot e tyre, shkruan A2 CNN-i.

Kjo kërkesë lidhet me faqen e internetit dhe mediat sociale që përdoren nga partia e Lulzim Bashës që në shumë raste përdoret dhe logo e Partisë Demokratike./Indeksonline/