75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 04 Prill 2025 / G T

Broja mund të luajë nga minuta e parë ndaj Arsenalit, Moyes: Është i shpejtë, ka cilësi!

Trajneri i Evertonit, David Moyes u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Arsenalit e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Moyes tha disa fjalë edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojën, shkruan Indeksonline

Moyes tha se Broja është shumë lojtar i shpejtë dhe di mirë për ta mbajtur topin.

“Ai ka cilësi vërtet të mira. Ai mund ta mbajë topin dhe të qëndrojë me të. Do t’i jap mundësi atij sepse është shumë i shpejtë”, u shpreh David Moyes

Broja luajti edhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League./Indeksonline/