75 Mall Live Search
15:42 / E Premte, 04 Prill 2025 / G T

Një futbollist shqiptar mund të luajë për Hungarinë: Më kanë ftuar në takim…!

Leon Myrtaj është futbollisti shqiptar që në të ardhmen mund të luajë për Kombëtaren e Hungarisë.

17-vjeçari është pjesë e grupmoshave të reja të Shqipëria, por nëna e tij është nga Hungaria dhe ai tashmë ka pasur kontaktet e para me Federatën e Futbollit të Hungarisë, shkruan Indeksonline

Në një intervistë, Myrtaj tha se Hungaria e kontaktoi, por ende nuk e di mirë se për cilin shtet të luajë.

“Jam në kontakt edhe me Federatën e Hugarisë, e cila më vizitoi. Jam i hapur për këtë mundësi. Do doja të përjetoja se si është të jesh pjesë e Kombëtares së Hungarisë. Por jam në pozicon tejet interesant. Sepse unë mund të luajë për, Hungarinë, Shqipërinë, Sllvakinë dhe Anglinë”, u shpreh talenti shqiptar

Leon Myrtaj luan te skuadra e Tottenham Hotspur në grupmoshat e reja./Indeksonline/