Punimet në kanalizim, bllokohen këto rrugë të kryeqytetit

Nesër (e shtunë), nga ora 10:00 deri në 18:00, do të bëhet bllokimi i rrugës “Ibrahim Lutfiu” në kryeqytet, për shkak të punimeve në kanalizim nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.
Punimet po zhvillohen edhe në rrugën “Hamdi Mramori” (mbrapa Muzeut).
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
Rrugët alternative për qarkullim do të jenë rruga “Ilaz Agushi”, “Bajram Kelmendi” dhe rrugët lidhëse të zonës së vjetër të qytetit./Indeksonline/