Bayern Munich shënon fitore në udhëtim ndaj Augsburgut

Bayern Munich ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Augsburgut dhe ka marr tre pikë të rendësishme, drejt titullit.
Skuadra bavareze fitoi me përmbysje, nga 1-0 në 1-3, shkruan IndeksOnline.
Dimitrios Giannoulis i dha epërsinë Augsburgut, në minutën e 30-të.
Gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi Jamal Musiala barazoi shifrat në minutën e 42-të.
Në minutën e 60-të, Harry Kane përmbysi rezultatin dhe i dha epërsinë për herë të parë në këtë ndeshje skuadrës së Bayernit.
Një autogol nga Chrislain Matsima vulosi rezultatin përfundimtar.
Bayern Munich vazhdon të jetë lider i tabelës me 68 pikë, nëntë më shumë se Bayer Leverkusen.
Në anën tjetër, Augsburg ka 39 pikë dhe renditet në vendin e tetë./IndeksOnline/