Policia bastisë një shtëpi në Prizren, pronarit i gjenden armë pa leje

Policia e Kosovë ka njoftuar se të premtën Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, përmes rrugëve operative e hetimore kanë arritur tek informacioni se i dyshuari N.T. viti i lindjes 1977, mashkull kosovar është në posedim të armëve pa leje.
Me të pranuar informacionin, është njoftuar Prokurori i Shtetit me leje të së cilit është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.
Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
1. Një (1) Pistoletë e tipit AREX e kalibrit 9×19,
2. Një (1) pushkë gjysme automatikë e tipit Crvena Zastava,
3. Një (1) karikator i pistoletës,
4. Gjashtë (6) fishek të kalibrit të panjohur,
5. Dy (2) fishek me gaz,
6. Dyzet e një (41) fishek të armëve të gjata,
7. Një (1) karikator i pushkës gjysme automatike,
8. Një (1) palë dylbi të tipit ZRAK ON-M76.
Ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’’./IndeksOnline/