75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 06 Prill 2025 / Gj. Sh

Zhduket një i mitur në Lupq të Podujevës

Një 16 vjeçar nga fshati Lupq i Podujevës, është raportuar i zhdukur në polici, ditën e djeshme, rreth orës 09:00.

Rastin e ka raportuar babai i tij, ku ka thënë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij, shkruan IndeksOnline.

 ”Lupq i Poshtëm, Podujevë / 05.04.2025 – 09:00.  Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.” thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/