75 Mall Live Search
10:40 / E Diele, 06 Prill 2025 / Gj. Sh

Dyshohet për kurdisje në ndeshjen Ramiz Sadiku – Prishtina e Re, publikohen dy raste të dyshimta (VIDEO)

Prishtina e Re dje fitoi derbin lokal ndaj Ramiz Sadikut, me rezultat minimal 1-0.

Por dyshohet se kjo fitore e skuadrës nga kryeqyteti, është e kurdisur, shkruan IndeksOnline.

Në rrjetet sociale janë publikuar dy raste të dyshimta, që aludohet në kurdisje.

Në rastin e parë, futbollisti i Ramiz Sadikut ishte i vetëm përbaall portierit kundërshtar, por gjuajtja e tij ishte e dobët e cila përfundoi jashtë portës.

Ndërsa rasti i dytë është i golit të shënuar nga Kreshnik Bahtiri i Prishtinës së Re.

Në video shihet një gabim amator në mbrojtjen e Ramiz Sadikut, ku Bahtiri shënon golin i cili i solli fitoren Prishtinës së Re./IndelksOnline/