Stadiumi i qytetit në Shtime mbulohet nga bora, shtyhet fillimi i ndeshjes nga Liga e Parë

Disa qytete të Kosovës sot janë befasuar nga reshjet e borës.
Një prej tyre ishte edhe qyteti i Shtimes, ku bora ka mbuluar plotësisht stadiumin e qytetit, shkruan IndeksOnline.
Nga pamjet e publikuara, shihet se drejtuesit e klubit të futbollit Vjosa po bëjnë përpjekje për largimin e borës nga fusha.
Megjithatë, ndeshja e Ligës së Parë mes Vjosës dhe Fushë Kosvës është shtyer përkohësisht.
Klubi i Fushë Kosovës ka njoftuar se kjo ndeshje do të nis me vonesë.
”Ndeshja në Shtime pritet të fillojë me vonesë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të mëdha të borës.
Ky vendim është marrë pas konsultimeve dhe dakordimit mes delegatit të ndeshjes, gjyqtarëve dhe kapitenëve të të dyja skuadrave.”, thuhet në njoftimin e KF Fushë Kosovës./IndeksOnline/