Llapi në krizë, e mposht edhe Dukagjini i Ismet Munishit

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligë.
Golat për ekipin e Ismet Munishit, i shënuan: Hekuran Berisha dhe Faton Neziri (2), shkruan Indeksonline
Të vetmin për mysafirët e shënoi Ardit Tahiri nga penalltia.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 35 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Llapi e parafundit me 30 pikë./Indeksonline/