75 Mall Live Search
19:34 / E Diele, 06 Prill 2025 / FR

Vetaksident në Jezerc të Ferizajt, vetura rrokulliset dhe përfundon jashtë rrugës

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Jezerc të Ferizajt.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet që vetura është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë, po deri në publikim të lajmit nuk ka informacione shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/