75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 07 Prill 2025 / H F

Barna me afat të skaduar, Komuna e Fushë-Kosovës jep tender mijëra euro për asgjësimin e tyre (Dokument)

Barnat me afat të skaduar dhe mbetjet e materialeve shëndetësore në Komunën e Fushë-Kosovës do të asgjësohen nga nja kompani private.

Kësisoji, komuna e cila udhëhiqet nga Burim Berisha, ka dhënë tender në vlerë 54 mijë e 810 euro e cila ka për detyrë asgjësimin e tyre.

Tenderi i është dhënë operatorit “Princi Company Sh.P.K”, shkruan IndeksOnline.

Kohëzgjatja e tenderit është bërë për 36 muaj.