Altin Shala bën hapin e madh, nënshkruan për klubin e njohur zviceran

Anësori kosovar, Altin Shala, ka bërë hapin e madh në karrierë.
22-vjeçari do të bëjë lëvizjen te gjiganti zviceran, Sion nga Delemonti, skuadër kjo që bën gara në ligën e tretë të Zvicrës.

Shala, pritet t’i bashkohet zyrtarisht Sionit në korrik të këtij viti.
Shala, këtë sezon në ligën e tretë të Zvicrës ka bërë 26 paraqitje ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/