Pengoi zyrtarin policor në kryerje të detyrës, arrestohet e dyshuara në Lipjan

Është arrestuar një grua në Lipjan, pasi ajo ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 09:30.
“Lipjan / 07.04.2025 – 09:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka kryer veprën e lartcekur duke penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.