Alaba dhe Vazquez startojnë sonte me Realin

Na ndajnë edhe disa orë nga fillimi i superndeshjes Arsenali-Real Madrid.
Sipas raportimeve të “Marca”, dy lojtarët si David Alaba dhe Lucas Vazquez priten që të startojnë nga minuta e parë për 15-herë kampionët e Evropës.
Ancelotti, thuhet se do ta provojë austriakun në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, pozitë kjo në të cilën Alaba kishte luajtur me vite te Bayern Munichun.
Pavarësisht kritikave, Ancelotti dhe ekipi i tij janë pozitivë për punën që Lucas Vázquez ka bërë në ndeshjet e fundit. Mbrojtësi tanimë është shfaqur në disa foto të golave të pësuar së fundmi, por në shumicën prej tyre, për arsye që nuk mund t’i kontrollojë.
Mungesa e Tchouaménit dhe dëmtimi i Ceballos ka bërë që trajneri i Real Madridit të vazhdojë të llogarisë te Vazquez në krahun e djathtë dhe të përforcojë mesfushën me praninë e Valverdes, i cili do t’i duhet t’i japë më shumë se një dorë njeriut që do të jetë kapiten sot.
Kujtojmë se ndeshja midis Arsenalit dhe Real Madridit, do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në “Emirates”./IndeksOnline/