Mbi 5000 gjoba në rajonin e Ferizajt brenda një muaji

Policia e Kosovës nuk i ka kursyer aspak shoferët në rajonin e Ferizajt.
Brenda muajit mars policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5590 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor si edhe ua ka hequr 67 patentëshoferë drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentëshoferit.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë muajit mars 2025, në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej 144 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre – me lëndime – 68 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 108 persona dhe me dëme materiale – 76 aksidente./Indeksonline/