75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 08 Prill 2025 / S Z

Kica-Xhelili, Nitaj, Ismajli, opozita arrin për takimin me Konjufcën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar sot në takim kryetarët e subjekteve politike në vend.

Mirëpo në këtë takim partitë politike po përfaqësohen nga ana e një përfaqësuesi e jo nga kryetari.

Përfaqësues të partive politike opozitare, tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të fillojë takimi me kryeparlamentarin Konjufca.

Në këtë takim PDK-në po e përfaqëson Uran Ismaili, LDK-në Doarsa Kica-Xhelili dhe AAK-në Muharrem Nitaj.

Në takim me Konjufcen kanë shkuar dhe përfaqësues të  minoriteteve./Indeksonline/