75 Mall Live Search
12:21 / E Martë, 08 Prill 2025 / S Z

Seanca e 15 prillit, nis takimi i Konjufcës me partitë politike

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar sot në takim kryetarët  të subjekteve politike në vend.

Takimi mes Konjufcës dhe përfaqësuesve të partive politike, ka filluar tashmë.

Në këtë takim partitë politike nuk janë përfaqësuar nga ana e kryetarëve të partivë, por nga nënkryetarët e përfaqësues të tjerë.

Në takim me Konjufcën janë Albulena Haxhiu nga VV, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj, nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, dhe përfaqësuesit apo kryetarët e partive minoritare joserbe si ish-ministri në detyrë i Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, që është kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, pastaj ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i partisë Turke Demokratike të Kosovës, si dhe Duda Balje, ish-deputetja e legjislaturës së kaluar, njëherësh edhe kryetare e Unionit Socialdemokrat.

Ndryshe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet më 15 prill./Indeksonline/