75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 08 Prill 2025 / AR

Kim Kardashian e mbështet Biankën me fotot e reja?

Kim Kardashian ka nxitur thashethemet me postimet e reja se ajo dëshiron të mbrojë Bianca Censori nga Kanye West.

Sipas Daily Mail, ajo dëshiron ta distancojë nga reperi për shkak të postimeve të tij të diskutueshme, transmeton Indeksonline.

Në një postim, Kim ka pozuar thuajse tërësisht e zhveshur, duke mbuluar gjoksin vetëm me një copë lesh, që shumëkujt i ka kujtuar daljen e Biankës në Grammy.

Në të dytën, ajo kishte veshur një kombinim të modës ngjyrë bezhë të ngjashme me atë në të cilën Bianca u shfaq në publik.

Një burim i afërt me Kim beson se ylli i realitetit po mbështet zgjedhjet e modës të Biankës me veshjet e saj, të cilat thuhet se i gjen inkurajuese./Indeksonline/